Kur të gjithë mendonin se tashmë ka gjetur qetësinë dhe harmoninë familjare, pas plot shtatë vitesh sakrificë, duket se telashet për këngëtaren, Albërie Hadërgjonaj, nuk kanë fund. Marrëdhënia në çift e Albërie Hadërgjonajt me Mentorin është në krizë, madje burime të sigurta të gazetës së Tiranës, "Bluetooth", bëjnë të ditur se janë në prag të divorcit.
Sipas një të njohure të saj, Albëria i ka kërkuar të shoqit ndarjen por ky i fundit nuk ka qenë dakord duke dashur t’i japë një tjetër mundësi. “Është vetë ajo që ka kërkuar ndarjen, madje dëshiron të jetojë veç duke marrë me vete dy vajzat. Ia ka kërkuar të shoqit këtë gjë por ai nuk pranon”, shprehet ajo.
Të gjithë shprehin habi se çfarë mund ta ketë shtyrë Albërien që vetëm tani që mendohet se rigjeti të shoqin, i cili për 7 vjet ka vuajtur dënimin me burg në Peqin.
Nga martesa me Mentorin, Albëria ka dy vajza, Agnesa 16 vjeç dhe Anxhelina 14 vjeç. Vajzat janë shumë të lidhura, si me nënën ashtu edhe me babanë e tyre, i cili u ka munguar prej një kohe jo të pakët
Dafina Dauti ngritet ne TOP-LISTAT e para duke menduar qe kenga eshte e Adelina Ismailit
Prandaj , kjo kenge edhe zuri vendin e pare neper shume top listat e radiove te ndryshme. Gabim kete kenge e kendon DAFINA DAUTI-"
Koheve te fundit neper gjitha radio stacionet shqiptare ku do neper bote eshte ndegjuar nje kenge kinse e ADELINA ISMAJLIT me titull "Shume mire do te ishte".Pse po ik prej meje" keshtu qe ajo kenge nuk ishte e Adelina Ismailit por e Dafina Dautit. Ne linkun e meposhte mund te degjoni kenget e Dafina Dautit dhe e vertetoni edhe vete qe me te vertet kenga Shume mire do te ishte qe ne kemi menduar se titullohet ashtu e kendon Dafina Dauti dhe kenga titullohet Pse po ik prej meje.
I dashuri i kengetares kosovare Adelina Ismaili eshte qelluar per vdekje me arme zjarri ne Prishtine. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite ne lagjen Dardania kur nje grup personash kane hapur zjarr ndaj Triumf Rizajt, anetare i Sherbimit Policor te Kosoves.
Adelina Ismaili
Sipas zedhenesit te SHPK -se Veton Elshani viktima nuk ka qene ne detyre ne momentin e krimit. Nderkohe qe burime policore jozyrtare bejne te ditur qe konflitki ka te beje me kompanite e lojerave te fatit. Policia ka filluar hetimet dhe nga deshmite e banoreve te lagjes ku ndodhi ngjarja mendoset jane ne gjurmet e vrasesit i cili ka pasur nje aktivitet kriminal te njohur edhe mepare. Rizaj ka qene dhe nje prej njesise te mbrojtjes te presidentit te kosoves Fatmir Sejdiu.
Per Adelinen nuk eshte hera e pare ajo perfshihet ne situata te tilla. Ajo ka qene e perfshire ne konflikte ku jane qelluar mepare ne kazinote ku kane mbetur te plagosur persona.
Nazmi Sfishta(Nazi) nga grupi AURORA fitoi dashurin e Aferdita Pllanes
Nazmi Sfishta tani i njohur si Nazi nga Grupi Aurora me kengen Larg je ti arriten nje numer te madh te adhuruesve te ketij grupi.Me pastaj Lele Kaqurele ku edhe ne Kengen Magjike 2005 morren qmimin e dyt nuk ndaluan se punuar muzik per shijen e adhuruesve te tyre.Me pastaj nxorren edhe kengen PIZZA DONA nje nder hitet me ritmike te ketij grupi dhe se fundi Klipin e tyre me titull PRISHTINA.Po ja qe NAZI e fitoj dashurin e Aferdita Pllanes qe tash e dy muaj jane ne lidhje
Aferdita Pllana modelja tani e njohur shqiptare e cila morri pjese ne Ford Super Model of the World-Kosova 2006 si dhe fituese e qmimit te pare ne NEW FASHION FAMA 2007 ku edhe fitoj studimet gratis ne KOLEGJIN FAMA. Aferdita Pllana tani me eshte studente e KOLEGJIT FAMA ne drejtimin Komunikim Masiv. Eshte pare tash e disa muaj ky qift duke shetitur se bashku nje modele e cila ka arritur sukses si dhe kengetari i Grupit Aurora Nazi nje kantatutor shume i mir i grupit jane pershtatur si qift si duket eh?
Këngëtarja Tuna nxjerrë albumin e saj në tetor
Muajt e fundit krahas angazhimit në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme, këngëtarja Tuna është duke punuar në përfundimin e albumit të saj – të cilin planifikon të nxjerrë në treg në muajin tetor.
Në një intervistë për revistën “Spektër”, Tuna ka shpjeguar se albumi i saj i ri do të dominohet nga këngët e rrymave muzikore R&B.
Se a do të jenë këngët e saj hite – ajo nuk e di, mirëpo ka thënë se ‘të paktën e di të bëj këngë që do të dëgjohen edhe mbas shumë viteve”.
Sa i përket dashurisë Tuna ka thënë se ajo dashuron 24 orë në ditë dhe çdo sekondë – ndërsa në zemrën e saj dominon një person, “i cili është i pozicionuar aty sepse e ka merituar”.
Adelina Ismajli shtatzënë, apo jo?
Teknologjia e informacionit, në këtë rast interneti duket se është bërë përgjues mirëfilli ‘havale’ për personazhet VIP, aktorët, këngëtarët, politikanët… Këtij fati nuk i shmangen dot as VIP-at nga Shqipëria apo Kosova, të cilët shpesh bëhën pre e ‘spiunimit’ të çështjeve që prej atyre profesionale deri të jeta private, ku sigurisht një vëmendje të veçantë tërheqin thashethemet.
Këngëtarja nga Kosova Adelina Ismajli, përkundër komenteve për prezencë skenike të papërshkrueshme, për trupin dhe pamjen e saj sfiduese herë-herë e thjeshtë ndërthurur me tradicionale/moderne e herë-herë ekstravagante deri në paragjykim është një shembull i mirë e ‘presë’ së thashethemeve. Por përsëri dyshimet mbeten. Pas thënies së fundit që faktikisht nuk rezultoi si thashethem ku thuhej se Adelina është shkëputur për një kohë të pacaktuar nga të kënduarit pas problemeve serioze me fytin, kësaj here diçka më e dyshimtë ka gjetur ‘shesh’ për t’u përhapur rrufeshëm në trajtën e thashethemit. Sipas lajmit në forume të ndryshme në internet, fjala është për disa kilogramë që këngëtarja ka shtuar kohët e fundit, aq sa ajo ka vendosur të mos dalë më në skenë, duke shmangur kontaktet me publikun. Por jo vetëm kaq, ‘gojët e liga’ e lidhin këtë fakt me një shtatëzani të mundshme të saj. Dyshimet rriten në momentin kur një tjetër thashethem si ai për Diellza Kolgecin, këngëtare, ish-Miss dhe modele në Kosovë e cila mesa duket po e ndihmon këto kohë Adelinën për diçka të paqartë, për të cilën këngëtarja ‘rebele’ ka më shumë se kurrë nevojë për ndihmë. Gjithsesi ende asgje nuk është konfirmuar apo përgënjeshtruar nga Ismajli. Ne të “Bluetooth” kemi provuar të kontaktojmë si me Adelinën, ashtu edhe me të motrën Zanfinën por asgjë. Nisur nga ky fakt, nëse lajmi për shtatzaninë është i vërtetë, gjithcka që mbetët është te zbulohet se kush është babai i fëmijës.
Ndalohet nga policia këngëtarja Ingrid Gjoni
Patrullat e policisë kanë intervenuar të martën në mbrëmje në lokalin "Kanon" në Tiranë, prej nga e kanë shoqëruar për në polici, këngëtaren Ingrid Gjoni, për shkak të fyerjeve dhe kundërshtimit që iu ka bërë ajo punonjësve të policisë.
Në një prononcim për Gazetën Shqiptare, Gjoni ka thënë se policia ia kishte bërë për ‘inat’, por ka pranuar se ka pasur një konflikt mes grupit të miqve, me të cilët ajo ndodhej, dhe policisë.
Sipas këngëtares Gjoni, ajo së bashku me 14 miq të saj, përfshi edhe Çiljeta Xhilagën, ishin duke u dëfryer në lokalin “Kanon”, pas spektaklit ‘Miss Globe International’, kur për shkak të një mikeshës së tyre, që siç duket e kishte tepruar me pijen, ka ndodhur incidenti me policinë.
Pas 2 orëve të kaluara në polici, ku e kishte dhënë deklaratën me shkrim, Gjoni është liruar, bashkë me disa miq të saj.